Ish deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka parashikuar fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Megjithatë, Mustafa nuk beson se ky koalicion do të ketë mbi 80 deputetë, të cilat duhen votimin e çështjeve madhore.
Por, për këtë do të përkujdeset Lidhje Demokratike e Kosovës, ku Rremi thotë se i kanë votat e tyre, transmeton Telegrafi.
“Do të fitoj shumicën solide 61 deputet në zgjedhjet e 11Qershorit. Nëse na duhet shumica kualitative me 80 deputet, LDK me koalicionin #FillimiRi…”, ka shkruar Mustafa, i njohur si Komandat Remi.
Ndryshe, kujtojmë se LDK-ja dhe PDK-ja kanë bashkëqeverisur deri para një muaji ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 11 qershor. /Telegrafi/