Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Rrustem Berisha ka bërë të ditur se mbrëmë në tubimin që kishte ky koalicion në komunën e Obiliqit, pranë vetes kishte të ulur Jeton Ramadanin, djalin e heroit Agim Ramadani.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se familja e Agimit nuk është e asnjë partie, ajo është e krejt Kosovës.
Postimi i plotë:
Në tubimin madhështor mbrëmë në Obiliq, e kisha pranë një djalë të veçantë për mua, Jeton Ramadanin, birin e heroit Agim Ramadani. Familja e Agimit nuk është e asnjë partie – ajo është e krejt Kosovës.
Jetoni foli nga zemra: “Jam i nderuar që sot jam në mesin tuaj dhe në mbështetjen e shokëve të babit. E falënderoj përzemërsisht kryetarin Xhafer Gashi për punën që po e bën për qytetarët e vet. Kryeministrit i falënderohem për vendimet e mëdha për shtetin e Kosovës, në veçanti atë të bërjes së komandantit tonë, të Rrustem Berishës, Ministër i Mbrojtjes të Ushtrisë së Kosovës. Ju uroj suksese dhe na priftë e mbara”. /Telegrafi/