Site icon Telegrafi

Rrusta: Nga marrëveshja finale përfunduam në Asociacion

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje mbahet mend për diçka do të jetë kundërshtimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rrusta në RTV Dukagjini ka thënë se nga fillimi LVV-ja ka kundërshtuar edhe procesin e negociatave, pastaj ka kërkuar dialog me parime dhe se ka kaluar nga “marrëveshja finale në Asociacion”.

“Nëse për diçka mbahet mend LVV-ja si etnitet politik është kundërshtimi i negociatave, te po dialog me parime, pastaj të gjitha këto fshihen dhe hynë në një proces të vjetër”, ka thënë Rrusta.

Ndërsa për qëndrimin e partive opozitare krahas pozitës ka thënë se këto qëndrime të tyre duhet të pasojnë me veprime jo vetëm në nivel të deklaratave sa i përket kundërshtimi të formimit të Asociacionit.

“Unë do të isha e gëzuar nëse partitë opozitare do të ndërronin qëndrim, problemin që unë e kam që nëse këto qëndrime nuk pasojnë me veprime nëse mbesin në nivel deklarate, nëse nuk materializohet me veprime konkrete, atëherë është kot”, ka vijuar ajo.

Exit mobile version