Telegrafi

Rrushi, reagon MEF-i

Sipas zyrtarëve të MEF-it, një ndër shqetësimet e ngritura që është përmendur nga ana e protestuesve, është edhe çështja e eksportimit të rrushit në tregjet regjionale, me theks të veçante në tregun e Republikës së Shqipërisë.

Përmes kontakteve të rregullta Ministria e Ekonomisë dhe Financave është siguruar se nuk ekziston asnjë kufizim apo ndalesë për eksportimin e rrushit në Shqipëri apo në vendet tjera, përfshirë vendet e Unionit Evropian.
“Prodhuesit dhe tregtaret kosovar mund të realizojnë eksportet e tyre në Shqipëri dhe vendet tjera, kuptohet gjithmonë duke zbatuar dhe respektuar rregullat e parapara për eksport gjegjësisht importet në vendet ku synohet të eksportohen”, thuhet në komunikatën e MEF-it për media.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave përmes Doganës së Kosovës, është e gatshme të ndihmoj jo vetëm në dhënien e këshillave, por edhe në lehtësimin e eksportit drejt tregjeve regjionale e më gjerë. /Telegrafi/