Telegrafi

Rrushi kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët pranë këtij universiteti kanë punuar me disa minj laboratori, duke i ndarë ata në dy grupe. Grupi i parë ka ndjekur një dietë të lartë yndyre plotësuar me një pluhur të përbërë nga tre llojet e rrushit të dehidratuar. Grupi i dytë vetëm dietë me yndyrë të lartë.

Pas 3 muajve vëzhgimi, analiza tregoi se minjtë në grupin e parë kishin presion të ulët të gjakut, funksionim të mirë të zemrës dhe shënuesit më të mirë të reduktuara të inflamacionit se grupi i dytë. Megjithatë, pesha e të gjitha kafshëve mbeti e pandryshuar.

Arsyeja e mundshme që qëndron pas zvogëlimit të sindromës metabolike janë substancat fitokimike aktive në mbrojtjen e qelizave të zemrës nga efektet e dëmshme të vetë sindromës metabolike- thonë ekspertët. /noa/telegrafi/