Telegrafi

“Rrushe” – publikohet ‘traileri’ dhe data e lansimit të serialit më të ri vendor

“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një projekt i veçantë dhe i punuar me shumë kujdes, që do të vijë shumë shpejtë në ekranet tuaja.

Rrushe trailer – kliko këtu

Seriali më i ri që do të transmetohet në gjirafaVideo i quajtur “Rrushe”, do të jetë shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhti, e dashuri. Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë.

Me një ekip profesional siç është produksioni i GjirafaStudios, me aktorët më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve televizive të zakonshme në Kosovë.

“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 50), duke përfshirë këtu aktorët si: Shkumbin Istrefi, Aurita Agushi, Doresa Rexha, Çun Lajci, Enver Petrovci, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adriana Matoshi, Arta Muçaj, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.

Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin me datë 9 Maj, nga ora 20:00. Atë mund ta ndiqni në gjirafaVideo.

Trailer i episodit të parë është publikuar sot dhe atë mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

Përcillni “Rrushe” në rrjetet sociale, apo vizitoni web-faqen Rrushe.com.