Telegrafi

Rrugëtimi i Era Istrefit drejt suksesit nga 1 deri në 10 (Video)

Era Istrefi

Këngëtarja e njohur Era Istrefi është mirëpritur nga publiku që në debutimin e saj të parë me këngën “Mani për Money”.

Karriera e saj filloi të marr hov, duke u bërë shumë e pëlqyeshme në të gjitha trojet shqiptare, me publikimin e këngëve të tjera të suksesshme si: “E dehun”, “13”, “Shumë Pis” etj.

Pas shumë hiteve, do të ishte kënga “Bonbon”, ajo e cila do t’i hapte rrugën drejt suksesit ndërkombëtar, dhe tani ajo është një këngëtare shumë e pëlqyer edhe nga të huajt.

Kanali në YouTube i njohur me emrin ‘Jillboard100’ ka bërë së fundmi një përmbledhje të këngëve më të suksesshme të këngëtares Istrefi.

Ata kanë ranguar nga 1 deri në 10, këngët më të suksesshme të saj, duke përfshirë edhe ‘cover-at’, të cilat i këndonte në fillim të karrierës. /Telegrafi/