Telegrafi

Rrugëtimi i Andy Robertsonit nga viti 2010 ka qenë sensacional

Andy Robertson e filloi dekadën duke luajtur për skuadra të vogla në Skoci, por po e përfundon me tre tituj të fituar me Liverpoolin.

Në vitin 2012, skocezi ishte 18-vjeçar dhe kishte bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku thuhej se nuk kishte shumë para, derisa po luante me Queen Park, skuadër në liga e tretë skoceze.

Pak muaj më pas, Robertson po luante para 242 tifozëve në humbjen 2-0 ndaj Annan Atheltic.

Sidoqoftë, kur i kalojmë shtatë vite, karriera e tij ka ndryshuar në mënyrë tragjike. Ai është kapiten i kombëtares së tij dhe kampion i Evropës dhe Botës me klub, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës në këtë vit.

Robertson kishte kaluar te Dundee United nga Queen Park dhe më pas kishte kaluar te Hull City për pesë milionë euro.

Ai i kaloi tri vite në KCOM Stadium, duke përfshirë dy paraqitje në Ligën Premier dhe më pas ishte zbuluar nga skautët e The Reds, për të kaluar për dhjetë milionë euro në vitin 2017 në Anfield Road.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ai filloi dalëngadalë të zinte vend në skuadrën e parë të Liverpoolit, fal asistimeve, energjisë dhe pasionit të tij.

Ai po ashtu arriti të futej në formacionin e vitit në Angli, ndërsa tani është i pazëvendësueshëm në strategjitë e Jurgen Kloppit.

Së bashku me Trent Alexander-Arnold, e përbëjnë dyshen më të mirë në Evropë, e që tani janë shumë afër ta fitojnë edhe Ligën Premier për klubin e tyre pas 30 vitesh.

Një rrugëtim jo i keq nga viti 2010… /Telegrafi/