Site icon Telegrafi

Rrugët Prishtinë – Pejë dhe Mitrovicë peng të shpronësimit

Ministri i Infrastrukturës (MI), Lutfi Zharku, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Zharku ka dhënë detaje për disa projekte, si për atë të rrugëve Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë Mitrovicë, projekte këto që sipas Zharkut kanë mbetur peng si pasojë e shpronësimeve të cilat po has ministria.

Ndërsa, anëtarët e këtij komisioni i kanë kërkuar Zharkut që të ndërmarr masa ndaj operatorëve të cilët po zvarritin punimet e kontraktuara për ndërtimin e rrugëve.

Ai duke raportuar për ecurit në këtë ministri ka folur edhe për hekurudhën Milot – Prizren, e cila sipas Zharkut është e paarritshme pasi që për Shqipërinë është një kosto e lartë dhe kjo e fundit nuk po shpreh gatishmëri. /Telegrafi/

Exit mobile version