Telegrafi

Rrugët plotë “befasi” të Anglisë: Vetura për skrap që shoferit ka mundur t’i kushtojë me jetë (Foto)

Policia në Derby të Anglisë, e ka ndaluar një veturë që i kishte pjesët e brendshme të lidhura me një shall dhe zinxhir të mbyllur me dry.

Këtu nuk është fjala për ndonjë improvizim derisa shoferi të arrinte në shtëpi, por për makinë e cila vozitej rregullisht.

Pos hapësirës nën kapak që është shumë e ndryshkur, dera anësorë është e dëmtuar rëndë, rrotat njëjtë e shoferi nuk kishte pasqyrë anësore.

“Ka mundur ta pësonte në çdo moment. Vetura nuk e plotëson asnjë kusht për qarkullim në rrugë”, thuhet në raport lidhur me rastin. /Telegrafi/