Rrugë e pa pastruar mirë, makina të bllokuara dhe banorë që përpiqen vetë të hapin hyrjet për tek vilat e tyre. Kjo ishte sot pamja e një pjese të lagjes së vilave në Kodër të Diellit. Banorët ankohen se komuna nuk e ka pastruar si duhet rrugën.
“Normalisht shiheni si e pastroj unë dhe do vij dikush do parkohet aty dhe nuk e shohin se duhet me dalë me makinë se e kam brenda makinën. Këto reshje kanë dështuar se të pa parashikuara si gjithnjë, kulmi i dimrit ata thonë kemi dështuar me reshjet. Por nuk është punë befasie, por punë mungese organizimi”, thonë qytetarët.
Nga ana tjetër, përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrugës tek vilat në Kodër të Diellit, Hasan Ameti, thotë se pengesë përbën reshja e vazhdueshme e borës.
“Kemi kalua mbrëmë por borë e madhe ka qenë, 60 centimetra. Eskavatori nuk mundej që ta shtyj. Prej tre deri në shtat në mbrëmje kemi pastruar, bile krejt trupi më dhemb. Por edhe veturat i lënë në rrugë s`kanë ku i parkojnë, po presim atë ekskavatorin e madh, momentalisht e pres jam me kazmën në dorë. Duhet momentalisht të vjen se mbrëmë pati një rast vdekje në Shipkovicë dhe e dërguam atje ekskavatorin. Kaloi një herë por na ndaluan pronarët se tepër i rëndë dhe plasin kanalizimet ujërat – tha Hasan Ameti nga Komuna e Tetovës.
E përderisa bora përbën problem për lëvizjen e banorëve në këtë pjesë periferike, asaj i janë gëzuar fëmijët.
https://www.youtube.com/watch?v=a1aIqKvPTsE