Rrugë të zbrazëta, parqe dhe qendra tregtare pa njerëz – është pamja e Shkupit këtë mëngjes, pasi mbrëmë në botë coronavirusi u shpall si pandemi.
Si masë mbrojtëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi t’i mbyllë shkollat, kopshtet dhe universitetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duket se qytetarët i respektojnë dhe e kanë kufizuar lëvizjen e tyre.
Deri tani zyrtarisht në Maqedoni janë konfirmuar nëntë raste të infektimit me coronavirus, ndërsa qindra të tjerë janë në izolim, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit./Telegrafi/