Modeli i ri i Rimac do të prezantohet në Monterey Auto Show, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video e shkurtër e njoftimit.
“A je radikal? Rrugët nuk do të jenë kurrë njësoj”, thuhet në përshkrimin e fotos së publikuar së fundmi, transmeton Telegrafi.
Një ditë më vonë u publikua edhe një video prej nëntë sekondash, ku shkruhet “Mendoni se e njihni një Rimac? Mendoni përsëri”.
Në faqen zyrtare të markës, ka një orë që numëron mbrapsht, por jo minuta dhe sekonda, por pikselë që zbulojnë ngadalë se si do të duket makina e re.
Me shumë mundësi, një model i ri Nevera do të prezantohet në Monterey, megjithëse ende nuk ka konfirmime zyrtare për këtë. /Telegrafi/