Telegrafi

Rrugët në Prishtinë kthehen në pista akulli (Video)

Gjatë orëve të mbrëmjes, rrugët në Prishtinë janë kthyer në pista akulli.

Komunikacioni  është duke u zhvilluar më shumë vështirësi, ndërkohë apelohet për kujdes gjatë ngasjes, pasi që rrugët janë me grica.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, dje janë raportuar  sëpaku 37 aksidente rrugore.  26 janë më dëme materiale, derisa 8 prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore.

Ndryshe, lexuesit e Telegrafit po dërgojnë vazhdimisht fotografi e video të ndryshme në të cilat po paraqiten vështirësitë në kalimin e rrugëve për shkak të reshjeve të borës në tërë territorin e Kosovës, ku si pasojë po regjistrohen edhe numër i madh i aksidenteve./Telegrafi/