Site icon Telegrafi

Rrugët në Maqedoni pa ndonjë pengesë serioze

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta dhe rrugë të lagështa në vendet më të larta, shkruan Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykaт malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – M. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, D. Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Exit mobile version