Në pikë pagesën në Tetovë drejt Shkupit në vend të gjelbërimit, ka shishe plastike dhe mbeturina të ndryshme.
Hapësira të tokës me deponi të vogla, mbeturina që janë në të njëjtin vend për muaj dhe që rriten vazhdimisht është fotografia e parë që merret kur hyn në kryeqytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për mirëmbajtjen e higjienës së rrugëve është përgjegjësi ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Për Kanal 5 thonë se zyrtarisht nuk kanë ingirenca, por jo të rregullta, që do të thotë nuk ka ndërmarrje se nuk ka ndërmarrje që për secilën ditë mbledh mbeturinat e autostradës.
Të vetëdijshëm për gjendjen katastrofale, shtojnë se deri tash ka pasur disa eko aksione në më shumë ndërmarrje për pastrimin e rrugëve që janë pjesë e korridoret 8 dhe 10.
Qytetarët, alarmojnë për higjienën katastrofale të rrugëve dhe kërkojnë nga institucionet angazhime më të mëdha dhe zgjidhjen e këtij problemi./Telegrafi/