Në kryeqytetin e Rusisë, janë zhvilluar protestat më të mëdha në gjashtë vitet e fundit, nga opozitarët që kërkojnë ndryshimin e sistemit elektoral.
Më se 50 mijë protestues kanë mbushur rrugët e Moskës, duke kërkuar zgjedhje demokratike, të hapura dhe jo sistemin mbyllur elektoral që e aplikon regjimi i Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Demonstratat janë bërë të dhunshme, në fundjavën e katërt të zhvillimit të tyre, derisa niveli i pakënaqësisë nda qeverisjes, është më i madhi që kur Putin është rikthyer në drejtimin e shtetit më 2012.
Raportet policore, bëjnë të ditur se në protesta nuk kishte më shumë se 20 mijë përsona, derisa thuhet se janë ndaluar vetëm disa prej tyre që kundërshtonin policët. Statistikat e opozitarëve, tregojnë se në rrugë ishin mbi 50 mijë protestues, derisa dhjetëra prej tyre janë arrestuar.
Kërkimi i të drejtës për votë dhe siguria e sistemit elektoral, janë kërkesat që shihen në postërt e tyre, ndërsa kërkojnë zgjedhje sa më të mira. /Telegrafi/