Site icon Telegrafi

Rrugët e Mitrovicës mbushen me flamuj shtetëror dhe kombëtar për nder të Epopesë së UÇK-së

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rrugët e Mitrovicës janë mbushur me flamuj shtetëror dhe kombëtar.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.

“Në nderim të Epopesë së UÇK-së, rrugët e Mitrovicës frymojnë me UÇK-në, me shtetin e Kosovës dhe flamurin kombëtar”, ka thënë Tahiri.

Qyteti i Mitrovicës ka pasur atmosferë festive në kuadër të kësaj epopeje, ku u mbajtën dhe aktiviete të ndryshme, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.

Të pranishëm në këtë seancë solemne ishin të përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës (PK), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), asamblistë dhe qytetarë.

Në këtë seancë solemne u vlerësua lartë kontributi dhe sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të të rënëve për liri.

Sot është 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Nga kjo ngjarje, Kosova hapi shtigjet e lirisë. /Telegrafi/

Exit mobile version