Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njofton se vazhdon me realizimin e punimeve edhe gjatë kohës së pandemisë.
Nga kjo ndërmarrje thonë se në fokus janë edhe autostradat dhe hapësirat përreth.
“Si asnjëherë më parë deri tani jemi fokusuar në pastrimin e autostradave dhe hapësirave përreth që rëndom ndodhë vetëm në shtete evropiane, sepse kështu pastrimi dhe angazhimi ka pasur, por jo me këtë rritëm si tani”, ka thënë drejtori Memeti.
Ai ka premtuar se do vazhdojë me këtë dinamikë edhe në të ardhmen në ndërkohë që në shumë vendbanime shqiptare pa dallim deri tani janë realizuar edhe shumë projekte tjera infrastrukturore.