Site icon Telegrafi

“Rrugët e Maqedonisë” shpall tender për makina të reja

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” për gjysmë milion euro do të furnizohet me automjete për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit. Tenderi u shpall pasi vendi u përfshi nga të reshurat e borës, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve mbetën të papastruara dhe në to ende ka borë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ndërmarrje do të blejë tre makina për hedhjen e kripës, katër thika metalike për pastrimin e borës, një makinë të përdorur për gërryerjen e asfaltit dhe nëntë kamionë të rinj. Tenderi do të realizohet me afate të shkurtuara. Ofertat për furnizim me këto pajisje do duhet të dërgohen deri më 22 shkurt.

Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” për 1.5 milion euro ka nënshkruar kontrata me tre kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Njëra kompani është nga Tetova, e dyta është e regjistruar në fshatin Zajas dhe treta në Demir Kapi./Telegrafi/

Exit mobile version