”Rrugët e Maqedonisë” janë të parat nëlistë të ndërmarrjeve publike që nuk paguajnë dëmshpërblim për qytetarët, edhe pse financohet me para publike për rrugët shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përmbaruesit dyshojnë se shumat e parave hidhen andej-këndej, që të mos ndodhë ndonjë pagesë për të dëmtuarit. Nga Oda e përmbaruesve thonë se problemi është te një Nen i Ligjit që ndalon konfiskimin e mjeteve të ndërmarrjeve që janë të patjetërsueshme për të kryer punën e tyre, por gjyqet kanë filluar që t’i futin edhe paratë në këto mjete.
Sipas Ligjit, të drejtën për të vendosur nëse mund të merrren para nga llogaria e ndërmarrjes në fjalë e kanë vetëm kryetari i gjyqit. Tv Temla ka pyetur në Gjykatën Themelore Shkupi 2 ku më së shpeshti punohet në këto lëndë, por përgjigje nuk ka./Telegrafi/