Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” për sezonin 2016/17 ka angazhuar tre firma private shtesë për mirëmbajtjen e rrugëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të sistemit elektronik për çështje publike, marrëveshjet arrijnë vlerën e 1,5 milionë euro. Firmat me të cilat “Rrugët e Maqedonisë” ka nënshkruar marrëveshje janë: Shoqata për transport, tregti dhe shërbime NB-Trans nga Tetova, Shoqata për prodhim, tregti dhe shërbime “Përbarimi” nga Zajazi dhe me Shoqatën për transport, prodhim, tregti dhe shërbim “Joskatrans Trade” nga Demir Hisari.
Sipas të dhënave të sistemit elektornik për çështje publike, në vazhdë është edhe tenderi tjetër i “Rrugët e Maqedonisë” me vlerë prej 1,1 milionë euro për blerje të makinave shtesë për pastrim të borës./Telegrafi/