Telegrafi

Rrugët e lagjes Hasan Beg, ende pa u rregulluar (Video)

Dimrit me baltë, verës me pluhur. Ky është halli i banorëve të lagjes Hasan Beg, të cilët rreth një vit janë në hall të madh nga rruga e cila është hapur dhe ende qëndron pa asfalt. Banorët thonë se përveç që ju shkatërrohen automjetet, gjatë periudhave me reshje shtëpitë iu mbushen me baltë, ndërsa verës nuk mund t’i hapin dritaret sepse mbyten nga pluhuri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pengon, çka me bo, ku me u ankuar, ajo po shihet dimrit më pak, ndoshta për fëmijët për në shkollë, ama pluni na mbytin. S’kemi çka me bo tjetër kush vendos për atë”, thotë njëri nga qytetarët.

“Qysh nuk hyn, shif, hym në xhami me dyer me krejtë i mshelim se mo katastrof”, thotë një qytetar tjetër.

“Ky rrezillëk nuk është kërkund në botë. Po më dhimbsen fëmijët në shkollë kur shkojnë. Veturat, vetëm hunë e kam çuar 3 a 4 herë në majstor, krejt veturat u prishën, po me pas dit gjermani se vijnë ata veturat tek na, nuk i kish prodhu”, thotë i mllefosur një qytetar.

Banorët e lagjes Hasan Beg, thonë se fajtor kryesor janë partitë politike shqiptare. Ata i akuzojnë ato se i vizitojnë vetëm gjatë zgjedhjeve.

“Ne jemi të lënë pas dorë, këto partitë tona i shihni vet se si janë, këto vetë xhepat e vetë janë tu kshyrë me i mbush a neve? Kur vij në zgjedhjet shumë të mirë janë, vijnë na i lyejnë kokën me akull, kena me ua dhënë këtë, e do e bëjmë atë, do ju punojmë e kështu me radhë. Një të mirë se pash, çe 50 vjet në Hasan Beg, prej ktyne s’ka kurxho”, thotë për TV Shenja njëri nga qytetarët e anketuar.

Të habitur nga gjendja e këtillë e rrugës, janë edhe kalimtarët e rastit. Ata pohojnë se gjendja e kësaj rruge është e turpshme dhe katastrofike.

Banorët e Hasan Begut, thonë se gjendja e këtillë e rrugës do të zgjasë edhe shumë kohë. Ata theksojnë faktin se Komuna e Gazi Babës, menjëherë e ka rregulluar rrugën në lagjet e banuara vetëm me qytetar maqedonas, ndërsa me qëllim nuk brengoset për këtë rrugë në të cilën banojnë vetëm qytetar shqiptarë./Telegrafi/