Telegrafi

Rrugët e dëmtuara në Pejë, Muhaxheri e hedh fajin te KRU “Hidrodrini”

Është mbajtur takimi publik i Kuvendit Komunal të Pejës me qytetarë, ku të gjithë të interesuarit janë informuar drejtpërdrejt nga kryetari Gazmend Muhaxheri dhe drejtorët e drejtorive përkatëse në lidhje me punët dhe prioritetet të cilat i ka kjo komunë për banorët e saj.

Muhaxheri tha se ky takim është në kuadër të objektivave të komunës për transparencë dhe shërben si njoftim rreth punëve të komunës, ku sipas tij qytetarët kanë mundësi t’i japin sugjerimet dhe t’i parashtrojnë kërkesat dhe ankesat e tyre, ai gjithashtu njoftojë ata edhe për punët e kryera gjatë 6 mujorit.

Për kryetarin Muhaxheri sfiduese mbeten rrugët e dëmtuara të cilat sipas tij shkaktohen nga KRU “Hidrodrini”, të cilat po sjellin edhe kolona në komunikacion.

Kryetari Gazmend Muhaxheri gjatë seancës degjimore me qytetarët/ Foto nga komuna e Pejës, Facebook

“Theksoi s’e e kemi sfidë të madhe dëmtimin e rrugëve, që është duke u bërë nga “Hidrodrini” për t’i kryer punët dhe shpresojmë, që këtë javë do t’i përfundojnë punimet, sepse po ka ngecje në trafik” ka përfunduar ai.

Qytetarët gjatë seancës degjimore/ Foto nga komuna e Pejës, Facebook

Ai ka theksuar se në këtë gjysëm viti, komuna e Pejës ka arritur të kryej mbi 40 mijë lëndë administrative duke vazhduar pastaj në fushën e arsimit duke ndërtuar dy shkolla dhe sipas Muhaxherit priten të rinovohen edhe shumë të tjera në fshatrat e këtij qyteti.

“Drejtoria për Administratë për këtë 6 mujor i ka kryer 43 mijë lëndë, për të cilat kanë marrë përgjigje qytetarët për çështje të ndryshme, prej certifikatës së lindjes deri te certifikatat e vdekjes, kurorëzimet etj. I kemi ndërtuar dy shkolla njëra është në fshatin Poçestë në përfundim e sipër, aneksin e shkollës në Trestenik, në Zllapek jemi t’u e punu një aneks të ri, shkollën në Loxhë, jemi t’u e punu sallën e sportit në Treboviq, i kemi edhe disa renovime me i përfundu nëpër shkolla për me i përgatit për vitin e ri shkollor në shtator”, ka thënë Muhaxheri.

Kryetari Muhaxheri me drejtorët e drejtorive komunale/ Foto nga komuna e Pejës, Facebook

Përveç këtyre, kryetari ka përmendur edhe objektin i cili është duke u ndërtuar për qent endacakë, ndërsa theksojë gjithashtu se do të vazhdojnë impiantin për trajtimin e mbëturinave në fshatin Sferkë.

“Për qentë endacak e kemi zhvilluar procedurën, objekti ka avancu mjaft, ku do të trajtohen qentë, po ashtu është duke vazhduar impianti për trajtimin e mbeturinave në Sverkë”, ka vazhduar Muhaxheri.

Për komunën pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim dëshmon përcaktimin për Demokraci, ku si parakusht kryesor nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj, Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani, Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Pejës, z.Mirzet Džogović, Drejtorët e Drejtorive, Kryetarët e Bashkësive Lokale dhe qytetarë të Komunës së Pejës.