Eric Lafforgue nga Franca, ka bërë fotografitë e rrugëve të gjëra në Korenë e Veriut, që janë pothuajse të boshatisura.
Derisa në shtetet tjera makinat janë gati të ngjitura me njëra-tjetrën, nuk ndodhë e njëjta edhe nën komunizmin e Kim Jong-unit, transmeton Telegrafi.
Kushtet e vështira ekonomike dhe presioni shtetëror, kanë bërë që banorët të ecin gjatë në këmbë apo të shfrytëzojnë biçikletën për të shkuar në punë e për të kryer obligimet e tyre. /Telegrafi/