Tashmë është bërë e natyrshme të shohim lojtarë të huaj të talentuar që zbarkojnë në futbollin kosovar, ku kjo nuk ndryshon as te klubet e Ligës së Parë që në sezonin e shkuar kishin mbi 50 të huaj.
Rahoveci në ditët e fundit ka prezantuar disa të huaj, por spikatin dyshja Adam Dougui dhe Ethan Kachosa, të cilët kanë të kaluar në futbollin anglez e klube si QPR dhe Sunderland.
Dysha duan të ndjekin rrugën e Jalen Blesa, i cili shpërtheu te Rahoveci për të kaluar pastaj te Prishtina e nga ku fitoi një transferim te CS U Craiova, pastaj nga ty tre Dinamo Batumi.
Ethan Kachosa, që njihet për shpejtësinë e tij, harkimet dhe depërtimet, ka luajtur te klube si Leeds dhe Sunderland si fëmijë, për të bërë pastaj karrierë te Lewes dhe Bury. Ai mund t’i mbulojë disa pozicione.
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë mesfushorin Ethan Kachosa i cili i është bashkuar ekipit tonë. Një futbollist shumë cilësor, i talentuar e shumë punëtor që karrierën e deri tanishme e ndërtoi në Angli. Ethan Kachosa luan në disa pozicionin e ku presim të na ndihmoj në arritjen e objektivave. Welcome Ethan Kachos”, ka shkruar faqja zytare e klubi.
Kemi të bëjmë me një 21 vjeçar i cili brenda pak muajsh do të jetë një lojtar që do të fillojë të ndiqet nga klubet kryesor të elitës së futbollit kosovar.
Më i ri në moshë është Adam Dougui, 20 vjeçar, i cili luan në pozitat e sulmit dhe njihet për shpejtësinë e tij. Ai ka bërë karrierë te moshat e QPR, ndërsa ka luajtur edhe te Dulwich Hamlet.
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë mesfushorin ofensiv Adam Dougui i cili i është bashkuar ekipit tonë. Një futbollist shumë cilësor, i talentuar e shumë punëtor që karrierën e deri tanishme e ndërtoi në Angli si dhe në edicionin e kaluar ishte tek FC Suhareka. Adam Dougui luan në pozicionin e mesfushorit ofensiv, ku presim të na ndihmoj në arritjen e objektivave” ka shkruar faqja zyrtare e Rahovecit.
Lojtarët janë sjell nga Prospects, që menaxhon disa lojtarë që kanë shpërthyer në futbollin e kosovar, si Ronald Sobowale, Jalen Blesa, Yoan Marc Olivier.
Kjo kompani po ashtu menaxhon dhe yje si Lumbardh Dellova, Klisman Cake, Lindon Emërllahu dhe Arlind Veliu. /Telegrafi/