Telegrafi

Rrugës për Tiranë – mësohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, skuadra me emër janë në garë

Janë mbyllur sot katër ndeshjet çerekfinale të Ligës së Konferencës, ku tutje kanë shkruar, Marseille, Roma, Feyenoord dhe Leicester kanë kaluar tutje.

Leicesteri eliminoi PSV-në dhe Roma mposhti keq Bodo/Glimtin, ndërsa këto dyja do të përballen mes vete në gjysmëfinale.

Në anën tjetër Marsille ka eliminuar PAOK-un dhe Feyenoordi ishte më i mirë se Slavia Praga, çift tjetër gjysmëfinalist.

Ndeshjet e para Leicester – Roma dhe Feyenoord – Marseille do të zhvillohen me 28 prill, ndërsa ato kthyese mas një jave me 5 maj.

Finalja e madhe zhvillohet në ‘Air Albania’ në Tiranë me 25 maj. /Telegrafi/