Telegrafi

Rrugën e vërshuar e shfrytëzoi të lëshohet me dyshekun e fryrë (Video)

San Antonio i Ibizës është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, duke bërë që rrugët të mbushen me afro dy centimetra ujë.

Kjo është shfrytëzuar nga një turist britanik, që të rrëshqiste me dyshekun e fryrë në një shteg të pjerrët, transmeton Telegrafi.

“Jeta të sfidon në çdo moment, mundohu të bësh më të mirën prej saj”, është një koment lidhur me rastin.

Momenti kur ai lëvizë në këtë formë, është pëlqyer shumë dhe u shpërnda menjëherë në rrjetin social. /Telegrafi/