Ekipi i Shkëndijës është nisur drejt Milanos me aeroplanin e skuadrës nga aeroporti i Shkupit.
Telegrafi ka siguruar dy fotografi nga nisja e ekipit prej aeroportit.
Ekipi ishte në disponim dhe formë të mirë, sidomos pas fitores fantastike ndaj Vardarit.
Lojtarët u përshëndetën nga presidenti i klubit, Lazim Destani, i cili u dha atyre bekimin drejt rrugëtimit historik për të mposhtur Milanin.
Shkëndjia pritet të përballet me Milanin më 17 gusht në San Siro, kurse ndeshja kthyese zhvillohet më 24 gusht në Telekom Arena të Shkupit. /Telegrafi/