Site icon Telegrafi

Rrugë e fshatra të bllokuara në Shqipëri

Reshjet e borës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulëta. 5-10 cm borë ka rënë në Lezhë, por superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet.

E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të borës kanë bërë që rruga Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stëblevë.

Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e borës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative variron nga 50 deri në 80 cm.

Ka vijuar dhe sot bllokimi i punës në minierat e Zonës D dhe të Martaneshit. Ka edhe ndërprerje të mësimit.

I bllokuar është ndërkohë aksi Librazhd-Stëblevë. Rruga Elbasan-Gjinar kalohet vetëm me zinxhirë. Mësimi nuk zhvillohet në Labinot-Mal dhe fshatrat e tij dhe në Gracen. /Telegrafi/

Exit mobile version