Site icon Telegrafi

Rruga Tetovë-Jazhincë në afërsi të fshatit Poroj ende vazhdon të mbetet e bllokuar

Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë përgjatë fshatit Poroj ende është në ndërprerje, për shkak të daljes së lumit nga shtrati në Poroj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe siç informon LAMM, komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, njofton AIM.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të caktuar dhe respektim të shenjave të vendosura në komunikacion. Në grykat malore është e mundur rrëshiqtje e tokës. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje jashtë shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version