Telegrafi

Rruga tek rrethi në Lakrishtë, së shpejti lëshohet për qarkullim, Rama: Ka mbetur vetëm sinjalzimi

Kryetari i Prishtinës,  Përparim Rama ka publikuar fotografi të rrethrrotullimit në lagjen Lakrishtë.

Siç ka bërë të ditur Rama, aktulisht ka mbetur edhe sinjalizimi, për t’u vendosur”, e që pastaj të lëshohet për qarkullim.

Sipas tij, kjo rrugë do ta shkarkojë trafikun e ngarkuar në qendër të qytetit.

“Ka mbetur edhe sinjalizimi për t’u vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”.Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, ka shkruar Rama.