Telegrafi

Rruga Rrëshen-Kalimash, pa pagesë

Rruga më e kushtueshme e Qeverisë shqiptare u mendua të jepej me koncesion, ose të pakten tuneli me gjatësi 6 kilometra, por u hodh poshtë.

“Me aq sa kam informacion, nuk është e vërtetë që rruga Rrëshen-Kalimash do të përshkohet, duke paguar para. Ajo është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe nuk është e drejtë tarifa e një shërbimi të tillë”, u shpreh ish-zëvendësministri i Financave, Florian Mima. /TCH/