Telegrafi

Rruga që vërshohet nga ujërat e zeza

Banorët që jetojnë në rrugën “Ernest Koliqi”, në Prishtinë, ka një muaj që po ballafaqohen me ujërat e zeza, të cilat kanë dal mbi këtë rrugë.

Ata kanë thënë prapa kamerave se jeta në atë pjesë është bërë e vështirë për shkak të erës që vije.

Probleme me këtë erë kanë edhe nxënësit e shkolla “Elena Gjika”, e cila është pranë kësaj rruge.

Siç shihet në video, ujërat e zeza dalin nëpër rrugë, ku kalojnë edhe shumë kalimtarë rasti.