Site icon Telegrafi

Rruga që lidh disa fshatra me Vushtrrinë në gjendje të keqe (Foto/Video)

Rruga regjionale e fshatit Druar, e cila lidh shumë fshatra të qytetit të Vushtrrisë është në gjendje shumë të keqe.

Gjendja e saj e keqe shihet dhe në disa foto të cilat i ka siguruar Telegrafi. Këto foto tregojnë se rruga në fshatin Druar, është vështirë e kalueshme.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo rrugë është regjionale dhe është nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kjo rrugë do të filloj të rregullohet këtë vit, ndërsa do të përfundoj në vitin 2020”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version