Hapet për qarkullimin e automjeteve rruga nacionale N2, Prishtinë-Hani i Elezit. Rruga ishte mbyllur mbrëmë pas shembjeve të dheut.
Për momentin për qarkullimin e automjeteve është vetëm njëri shirit qarkullues. Për të mos pasur probleme gjatë qarkullimit të automjeteve, Policia e Kosovës po e rregullon trafikun, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Në vendin e rrëshqitjes së dheut në hyrjen e Hanit të Elezit, punimet është duke I kryer kompania “Eurokos & Via”, të cilët janë duke punuar për lirimin e rrugës. /Telegrafi/