Roma ka arritur të mposht Leicesterin për të kaluar në finale, ndërsa asaj i është bashkuar edhe Feyenoordi pasi barazoi pa gola ndaj Marseilles.
Romakët që kishin barazuar në ndeshjen e parë të zhvilluar në “King Power Stadium” me rezultat 1-1, ishin të vetëdijshëm për forcën e tyre.
Goli fitores erdhi që në start, ku Lorenzo Pellegrini asistoi te Tamy Abaraham që arriti të shënojë për 1-0.
📸 Abraham's goal, frame by frame…#UECL pic.twitter.com/5t1NzcQS4B
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 5, 2022
Edhe pse ndeshja solli situata tjera, rezultati nuk ndryshoi duke bërë që Roma të shkojë në finalen e madhe.
Në anën tjetër ndeshja Marseille – Feyenoord, nuk solli gola, duke bërë që holandezët të shkojnë tutje pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë.
𝐖𝐄 𝐃𝐈𝐃 𝐈𝐓 ‼️‼️‼️‼️#omfey • #UECL
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 5, 2022
Finalja e madh e Ligës së Konferencës zhvillohet me 25 maj në Tiranë . /Telegrafi/