Site icon Telegrafi

Rruga për në Malësinë e Tetovës e rrezikshme për qytetarët (Video)

Rruga nga Tetova për në Kodrën e Diellit dhe fshatrat e Malësisë është në gjendje të rrënduar për t’u kaluar me makina, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ekipe të një ndërmarrje private ditë më parë kanë filluar ndërtimet për ta rregulluar, por kjo edhe më shumë ka shkatërruar gjendjen e rrugës. Duke pasur parasysh që ditëve të fundit ka pasur reshje të shiut në vend, gjendja është rënduar akoma më shumë.

Rruga më e prishur është nën fshatin Gajre, ku edhe po zhvillohen ndërtimet për rregullimin e saj. Arsyeja pse kanë filluar ndërtimet në këtë pjesë të rrugës, është se në këtë pjesë ka erozion të dheut dhe nga viti në vit ajo bëhet më e vështirë për t’u kaluar.

Megjithatë, sot punimet për ndërtimin e kësaj rruge ishin ndaluar dhe në terren ishin vetëm makinat e punës./Telegrafi/

Exit mobile version