Telegrafi

Rruga panoramike Orikum-Dukat, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e jugut

Rruga Orikum-Dukat me gjatësi 14,75 kilometra është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë.

Kjo rrugë bënë të mundur lidhjen e bajpasit të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me tunelin e Llogorasë e bregdetin e jugut.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo rrugë, e cila do të lehtësojë trafikun dhe shkurtojë distancat drejt jugut.

“Rruga panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut”, shkruan Rama.

Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me tunelin e Llogorasë. /Telegrafi/