Telegrafi

Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë mbyllet për dy muaj, komuna rekomandon qytetarët t’i përdorin rrugët alternative

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht nga e hëna, më 24.06.2024 deri më 24.08.2024.

Në njoftimin për media qytetarët rekomandohen që t’i përdorin rrugët alternative.

“Rruga ‘Nekibe Kelmendi’ do të mbyllet përkohësisht të hënën, më datë 24.06.2024, deri më 24.08.2024. Qytetarët mund të përdorin rrugët alternative…”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/