Site icon Telegrafi

Rruga në Prizren, tash e tre vjet peng i një shtëpie (Video)

Komuna e Prizrenit ka tre vjet që nuk mund ta përfundojë një rrugë mbi tre kilometra të gjatë. Krejt kjo pasi nuk ka mundur të arrijë marrëveshje me pronarin e një shtëpie që ka rastisur të jetë në mes të rrugës.

Pronari Faik Kryeziu insiston se pa iu bërë kompensimi që ai mendon se i takon, nuk do të largohet nga aty, raporton KTV.

Ai shton se nuk i lë 700 metra katrorë të shtëpisë dhe 23 ari tokë që i takojnë, derisa bën të ditur se ka ngritur një padi ndaj Komunës së Prizrenit, çka është konfirmuar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani.

Drejtori Hasani ka theksuar se lënda ndodhet në Gjykatën Themelore të Prizrenit, derisa janë në pritje të vendimit të saj për të proceduar më pas me hapjen e rrugës.

Gjatësia e kësaj rruge është mbi 3.5 kilometra dhe parashihet që të përfundojë brenda këtij viti.

Exit mobile version