Reshjet e borës që kanë filluar prej orëve të hershme të mëngjesit, ka bërë që shumë rrugë të bllokohen dhe komunikacioni të vështirësohet.
Në rrugën C, te Mati 1 në Prishtinë, është krijuar kolonë e automjeteve si pasojë e borës, dhe rrugës së rrëshqitshme.
Në disa foto dërguar Telegrafit, shihen veturat e ndalura dhe shoferët që ndihmojnë njëri tjetrin për të dalë sipër rrugës.
Gjithashtu, edhe në rrugët e tjera janë krijuar vështirësi.
Përkundër kësaj, nuk janë parë kompanitë e pastrimit të kenë hedhur kripë për shkrirjen e borës në rrugët kryesore./Telegrafi/