Site icon Telegrafi

Rruga në Gllumovë të Sarajit rrezikon shembjen e shtëpive! (Video)

Para dy viteve ishte ndërtuar dhe asfaltuar kjo rrugë në fshatin Gllumovë që lidh fshatrat fqinje në komunën e Sarajit, por ajo sot përbën rrezik. Së fundi në mënyrë masive po shembet dheu mbi rrugë, duke bllokuar një pjesë të rrugës, por duke rrezikuar shembjen e disa shtëpive. Kjo rrugë dikur shfrytëzohej vetëm për kalimtarë, ndërsa komuna zgjeroi atë edhe për lëvizjen e makinave. Por banorët thonë se ky veprim ka qenë i gabuar, sepse një pjesë e dheut mbi këtë rrugë ka filluar që të shembet.

Metush Bajrami thotë se shtëpia e tij dhe të tjerat sipër rrugës rrezikojnë të shemben dhe janë në rrezik nga vërshimet që mund të pasojnë.

“Ne kemi problem me rrugën dhe shtëpinë. Shtëpia ime është shumë afër rrugës dhe ekziston frika se mund te rrëshqasë. Kemi bërë kërkesa deri te kryetari por ai na refuzon. Bile njëherë jemi mbledhur dhjetë vetë nga fshati dhe kërkuam që të rregullohet ky problem, por ai na u përgjigj se këto dy muaj jam i zënë kurse pas 2 muajve po do ta bëjmë. E tash nuk kaluan 2 muaj por 2 vjet”. 01,22-35“Më parë ka qenë rruga drejt, ka pasur plus 5 metra rrugë, e tash nuk ka mbetur që vetura të kalon. Është zënë se 7- 8 shtëpi kanë mbetur pa rrugë”, u shpreh ai.

Ai thotë se kur është asfaltuar rruga, banorët kishin kërkuar vendosjen e një muri mbrojtës, për të evituar rrëshqitjen e dheut, mirëpo edhe pas dy viteve kjo kërkesë e tyre nuk është plotësuar.

Të rrezikuar janë edhe fëmijët që kalojnë nëpër këtë rrugë për të shkuar në shkollë.

“Po eci nëpër qoshe të rrugës që mos të na zë dheu, prej frikës. Ne frikësohemi të luajmë këtu”.

“Neve nuk na lejojnë prindërit të luajmë këtu për shkak të shembjes e dheut këtu”, shprehen fëmijët.

Të shqetësuar për këtë rrugë janë edhe banorët e fshatrave përreth të cilët thonë se kur ka reshje të shiut, nuk kalojnë në këtë rrugë.

“Rruga është e rrezikshme, sepse kur bie shi ka vërshime të dheut këtu. Kemi shumë problem kur kalojmë këndej”.

“Këtu kur ka shi e lagështi këtu ka më shumë shembje dheu. Por në asi moti ne ikim nga ana tjetër se rrezik është për të kaluar, dhe për këtë duhet të ndërmerret diçka”, shprehen të brengosur banorët.

Nga komuna e Sarajit theksuan për Tv21 se janë të njoftuar me këtë problem, dhe se e ekipet e tyre do të dalin në terren për të pastruar rrugën. Kryetari i kësaj komune, Bekim Murati në bisedën telefonike tha se nuk është premtuar ndërtimi i ndonjë muri, por vetëm asfaltimi i rrugës. Ai u shprehë i gatshëm për të dëgjuar kërkesat e banorëve të këtij vendbanimi lidhur me këtë rrugë që po rrezikon shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version