Site icon Telegrafi

Rruga nacionale Kaçanik–Hani i Elezit bllokohet sot në dy intervale të ditës  

Për shkak të disa ndërhyrjeve që do të ndërmerren, me qëllim të sigurisë në komunikacion, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë sot do të jetë e bllokuar prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00.

Një njoftimin për media bëhet e ditur se bllokimi i rrugës po bëhet për shkak të disa ndërhyrjeve.

“Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar”, thuhet në njoftim.

Foto: Arkiv

 

Exit mobile version