Banorët e rrugës ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë vazhdojnë të presin për përfundimin e punimeve infrastrukturore, duke shprehur pakënaqësi për gjendjen aktuale.
Sipas tyre, trotuaret mbeten të papërfunduara prej muajsh, ndërsa kubzat e shpërndara nëpër rrugë po vështirësojnë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve, përcjell PejaneFokus.
Ata kërkojnë nga Komuna e Pejës të ndërmarrë masa për përfundimin sa më të shpejtë të projektit, duke rikthyer normalitetin në këtë zonë./Telegrafi/