Telegrafi

Rruga Mitrovicë – Leposaviq mbetet e bllokuar, MI apelon tek qytetarët të kërkojnë rrugë alternative

Këtë të diel, rreth orës 9 të mëngjesit ka ndodhur rrëshqitje e dheut në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se në bashkëpunim me policinë, kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu.

Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim.

“Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Telegrafi/