Site icon Telegrafi

Rruga mbushet nga qindra mijëra njerëz që janë bërë pjesë e festivalit (Video)

Në sheshin e qytetin Nanjing të Kinës, besohet se kanë kaluar mbi 700 mijë persona të cilët ishin bërë pjesë e Festivalit Lantern.

Masa që vinte nga njëra anë, luteshin para tempullit Confucius që i përket Dinastisë Han që ka sunduar vendin pë një kohë mjaft të gjatë, transmeton Telegrafi.

Filmimi i përshpejtuar që mund ta shihni më poshtë, i tregon njerëz që ecin ngadalë me krahët gati të kapura me njëri-tjetrin.

Ne mes të rrugës kanë qenë dy rreshta ushtarësh, të cilët kanë krijuar një mur të gjallë, në mënyrë që të mos ngatërrohet ata që shkojnë drejt objektit fetar, me ata që kthehen prej aty.

Megjithëse ishte një numër enorm i pjesëmarrësve, nuk është shënuar ndonjë incident dhe gjithçka ka rrjedhur në rregull. /Telegrafi/

https://youtu.be/pkT0HczZ5h0

Exit mobile version