Një rrugë në Toronto të Kanadasë, është shndërruar në ‘lumë librash’, si pjesë e instilacionit të grupit artistik – ‘Luzinterruptus’.
Në këtë formë, ata janë përpjekur që të zëvendësojnë tollovinë që shkakton trafiku i veturave, me të ashtuquajturën fuqi modeste të fjalëve të shkruara, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, ky aktivitet është bërë për të nderuar librin e shkruar, që çdo ditë e më shumë po lihet anash, pasi po përdoren pajisjet e ndryshme digjitale.
‘Literatura Vs Trafiku’ është bërë me ndihmë e vullnetarëve, që kanë dhuruar libra për bamirësi, ndërsa organizatorët u kanë vënë edhe një dritë të vogël për ndriçim.
Në fund të ekspozimit, shikuesit kanë mundur të marrin secilin libër që duan, si pjesë e bamirësisë së organizimit.
Ndryshe, “Luzinterruptus” është një grup anonim me bazë në Madrid të Spanjës, që organizon ekspozita në vende urbane, për vetëdijesim dhe inkurajim. /Telegrafi/