Zyra për informim e Rahovecit ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës, magjistralja Rahovec- Malishevë është e kalueshme.
“Me të marrë informacionin, për vështirësitë në qarkullimin në rrugën magjistrale që lidh Komunën e Rahovecit me Komunën e Malishevës, është intervenuar nga organet kompetente tek vendi i quajtur “Epopeja e UÇK-së” dhe kjo rrugë është e qarkullueshme për të gjithë automjetet”, thuhet në njoftimin për media.
Të gjithë ngasësit e automjeteve, lutën që të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet me automjetet e tyre./Telegrafi/