Site icon Telegrafi

Rruga magjistrale Prilep-Resnjë lëshohet për komunikacion

Foto: Ilustrim

Rruga magjistrale Prilep-Resnjë e cila për shkak të rrëshqitjes u ndalua për komunikacion për afër dy muaj, sot nga ora 12:50 është lëshuar për komunikacion, njoftojnë nga LAMM.

Për shkak të rrëshqitjeve të tokës në këtë rrugë tek rrethi në Manastir, ishte tërësish e ndaluar për komunikacion të automjeteve, ndërsa komunikacioni u transferua nëpërmes qytetit të Manastirit./Telegrafi/

Exit mobile version